Tayna ndan videon joshëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

22.06.2021 08:02

Tayna ndan videon joshëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Tayna ka joshur fansat me videot e publikuara së fundmi.

Reperja e njohur njihet si njëra ndër artistet më seksi në skenën muzikore shqiptare.

Ajo ndan imazhe apo video të ndryshme për ndjekësit në rrjete sociale ku edhe mahnit me dukjen e saj si gjithmonë.

Reperja ka hyrë në llogarinë e saj në Instagram, për të ndarë me ndjekësit disa video në Instastory ku shihet e rregulluar deri në çdo detaj.

Këto paraqitje plot stil duket të jenë nga klipi i ri muzikor i cili pritet të vijë në ekrane tona së shpejti.

x