“Të gjithë kanë nevojë për pak pushim”, Rita Ora shfaqet e lumtur përmes imazheve të fundit

07.05.2021 16:29

“Të gjithë kanë nevojë për pak pushim”, Rita Ora shfaqet e lumtur përmes imazheve të fundit

Rita Ora ka publikuar fotografi plot stil në profilin e Instagramit.

 
Rita Ora njihet si njëra ndër këngëtaret e njohura shqiptare me famë të gjerë ndërkombëtare.

Ajo për momentin po qëndron në Australi prej ku edhe po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria por edhe nga jeta profesionale. Rita është në Sidnej si gjyqtare e “The Voice Australia”.

Së fundi këngëtarja ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit ku shihet e veshur me një bluzë të kuqe e cila i thekson linjat trupore mjaft shumë.

Ajo u shpreh se asaj i duhej një pushim nga xhirimet e shumta që po bën së fundmi.

“Të gjithë kanë nevojë për pushim në tualet nga xhirimet, me disa selfie të shpejta të tualetit”, shkroi Rita.

Rita pozoi disa herë për postimet ku edhe shfaqi këndet e saja më të bukura në Instagram, duke shfaqur edhe barkun e sheshtë, linja trupore të njohura këto edhe për punën që bën në palestër mjaft shumë.

x