Të gjithë po qeshin me Bruno Fernandesin, ylli i Man Utd u përpoq të shënonte golin e barazimit duke mos respektuar ‘fair-play’

Manchester United u eliminua nga Carabao Cup nga West Ham të mërkurën në mbrëmje pas humbjes 1-0 në shtëpi, por një rast i Bruno Fernandesit ka fituar gjithë vëmendjen.
Tre ditë më parë, United mundi West Ham në një ndeshje dramatike në Ligën Premier League, por skuadra e David Moyes arriti të hakmerrej në Old Trafford.
West Ham kaloi në avantazh në 10 minutat e para përmes Manuel Lanzini dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar dhe i fitores 1-0 për londinezët.
Njëri nga ta padyshim se ishte edhe Bruno Fernandes, por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat.
Në fakt, ylli portugez gjeti golin, por ai nuk u pranua pasi u bë në mënyrë të parregullt.
Në minutën e katërt shtesë, gjyqtari lëshoi ‘topin e diskutueshëm’ në tokë për lojtarët e West Hamit, por Bruno e mori vet dhe filloi marshin i papenguar drejt portës duke shënuar edhe golin.
Sigurisht që ky gol nuk u pranua nga gjyqtari pasi topi i takonte mysafirëve dhe Bruno protestoi në shenj revolte.
Ky moment i portugezit është bërë viral në rrjetet sociale dhe shumë po qeshin sesi ylli i Unitedit nuk e respektoi ‘fair-playin’.