Të shtëna armësh në aheng familjar, policia konfiskon armë dhe municion në Podujevë

25.07.2021 16:55

Të shtëna armësh në aheng familjar, policia konfiskon armë dhe municion në Podujevë

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona nga fshati Peran i Komunës së Podujevës.

 
Sipas njoftimit të policisë, pas marrjes së informacioneve se në fshatin Peran të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri, policia ka kryer një operacion bastisjeje.

Si rezultat i operacionit të policisë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 97 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në ndërkohë, policia ka gjetur në vendin e ngjarjes edhe dhjetëra gëzhoja, andaj ka shoqëruar në stacion policor pesë persona të dyshuar.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, policia ka inciuar rastin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Të dyshuarit janë proceduar më tej në përputhje me vendimin e prokurorit. 

x