Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona

10.08.2021 21:05

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thuhet se njësitet policore kanë arritur menjëherë në vendngjarje dhe është njoftuar edhe autoambulanca.

“Në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacion policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes.

x