Të shtëna me armë zjarri në Miradi të Fushë Kosovës

17.07.2021 21:25

Të shtëna me armë zjarri në Miradi të Fushë Kosovës

Në fshatin Miradi të Fushë Kosovës në mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna armësh, vepër për të cilën është identifikuar një person.

 
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:30, kemi marrë informatën se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, dyshohet të ketë pasur të shtëna armësh. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq Policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai.

x