Tea Trifoni zbulon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

21.05.2021 15:59

Tea Trifoni zbulon se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”

Tea Trifoni ka zbuluar për ndjekësit se a do të marrë pjesë në “Big Brother VIP”.

 
Tea Trifoni është njëra ndër femrat më të përfolura në estradën shqiptare.

Ajo kohëve të fundit ka qenë në krye të mediave rozë pas ndarjes me ish-partnerin e saj Beart Rexhepin.

Pak ditë më parë u dha lajmi se emisioni i njohur “Big Brother VIP” po rikthehet me fytyra të njohura si pjesëmarrës dhe në media filluan të qarkullonin zëra se ndër pjesëtarët e parë do të ishin pikërisht dy vajzat më të përfolura të “Përputhen”, Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj.

Tea së fundmi ka krijuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj ku bëri një ‘deklaratë’ në të cilën zbuloi se a do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” së fundmi u përgjigj duke treguar se ajo në fakt nuk do të merr pjesë në “Big Brother VIP” dhe se këto lajme janë të rreme.

x