Tentim-vrasje në Istog, shkrepet me kallashnikov në drejtim të një personi

23.10.2021 09:07

Tentim-vrasje në Istog, shkrepet me kallashnikov në drejtim të një personi

Një tentim-vrasje është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Studenicë të Istogut.

 
Policia bën të ditur se është arrestuar një person pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilin nuk e ka qëlluar.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47 me pesëmbëdhjetë (15) fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

x