Thaçit e Veselit i rrëzohen ankesat për shkeljen e të drejtave të tyre nga Specialja

25.05.2022 17:37

Thaçit e Veselit i rrëzohen ankesat për shkeljen e të drejtave të tyre nga Specialja

Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ankesa kishte të bënte mbi vendimin e gjyqtarit parprak francez i cili rrëzoi kundërshtimet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe për disa shkelje të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve.

Apeli ka marrë vendim në një vijë me gjyqtarin paraprak, duke refuzuar kështu ankesat e Thaçit e Veselit.

Vendimi 42 faqe i panelit të Apelit tashmë gjendet në domenin publik të gjykatës.

x