The Simpsons parashikuan ‘satelitin Albania’ në hapësirë!

Seriali i animuar amerikan The Simpsons, tanimë është bërë i njohur edhe për “parashikimet e mëdha botërore”.
Dhe në një rast të fundit, duket se aty është bërë edhe një parashikim që ka të bëjë me Shqipërinë.
Bëhet fjalë rreth dërgimit “të satelitit shqiptar në hapësirë”.
Ndryshe, videoja është ritkthyer në vëmendje pak ditë pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi në Kuvendin e Shqipërisë se brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë “Albania” dhe “Albania 2”.
“… Do blejmë drona. Do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër – vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2…”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje.
Me këtë hap Shqipëria do të bëhej vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë.