Tjetër rekord botëror në 400 metra me pengesa, e vendos një amerikane!

04.08.2021 19:58

Tjetër rekord botëror në 400 metra me pengesa, e vendos një amerikane!

Sydney McLaughlin është fituesja e medaljes së artë në 400 metra me pengesa në Lojërat Olimpike të Tokios.

Vrapuesja amerikane vendosi edhe rekord të ri botëror, 51 sekonda e 46 të qintat, duke e ulur me 44 të qintat. Në fakt ishte një përmirësim i rekordit të vendosur më 27 qershor po prej saj.

Sydney McLaughlin la pas amerikanen Dalilah Muhammad, Kampione e Botës në fuqi dhe fituese e medaljes së artë në Rio 2016.

Podiumi u plotësua nga holandezja Femke Bol. Kjo e fundit është Kampione e Europës në 400 metra me pengesa.

x