Tomori nuk e mendon rikthimin te Chelsea: Jam shumë i lumtur te Milani, ëndërrojë ta fitojë Ligën e Kampionëve

18.09.2021 08:05

Tomori nuk e mendon rikthimin te Chelsea: Jam shumë i lumtur te Milani, ëndërrojë ta fitojë Ligën e Kampionëve

Fikayo Tomori ende nuk i ka bërë një vit si lojtar i Milanit, por ai tanimë është njëri nga më të dashur nga tifozët kuqezi.

Mbrojtësi anglez iu bashkua Rossonerëve në janar të këtij viti si huazim nga Chelsea, derisa në verë Milani e bleu përfundimisht për një shumë prej 29 milionë eurove.

23-vjeçari është i lumtur te Milani dhe nuk e mendon rikthimin te Chelsea në një të ardhme të afërm.

“Tani jam shumë mirë te Milani, e dua këtë skuadër. Sigurisht që Chelseaka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite sa kam qëndruar aty që nga koha kur isha fëmijë”, tha Tomori.

Tutje mbrojtësi anglez ka thënë se ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Milanin, njësoj siç bëri Chelsea.

“Te Chelsea arrita të realizoj ëndrrat e mia, duke luajtur në të gjitha garat, por tani jam shumë i lumtur te Milani dhe i kënaqur me të gjitha që po i bëj”.

“Më në fund tani luajmë në Ligën e Kampionëve dhe ëndërroj ta fitojë këtë trofe ashtu siç bëri Chelsea”, deklaroi anglezi për DAZN.

Krejt në fund mbrojtësi anglez ka folur edhe për mikun e tij të ngushtë Tammy Abraham, i cili është bashkuar me Romën.

“Jam shumë i lumtur për Tammyn. Me të flasim çdo ditë në telefon, pasi kemi filluar të luajmë te Chelsea që kur ishim shtatë vjeç e deri në skuadrën e parë. Është duke bërë shumë mirë në Itali dhe vërtet gëzohem për të”, deklaroi mbrojtësi qendror.

x