Totti në Tiranë: Kumbulla lojtar shumë i mirë, i domosdoshëm për ekipin e Romës

25.05.2022 17:28

Totti në Tiranë: Kumbulla lojtar shumë i mirë, i domosdoshëm për ekipin e Romës

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti është në Tiranë për të ndjekur finalen e madhe. “Finalja është një ndeshje më vete, një ndeshje shumë e vështirë le të lutemi që ta fitojë Roma por më mirë mos të themi gjë përpara, le të shohim se çfarë do të ndodh”,-tha për “Top Channel”.

Dy fjalë për Kumbullën mbrojtësin e Romës dhe të përfaqësueses sonë?

Kumbulla është një lojtar vërtet shumë i mirë, sa herë është aktivizuar ka dhënë maksimumin, prandaj mund të them se është një lojtarë i rëndësishëm një lojtar i domosdoshëm për ekipin dhe për këtë arsye çdo skuadër në Itali do ta donte.

Një parashikim për ndeshjen sot?

Si tifoz i Romës do të preferoja që të fitonte Roma, por është një ndeshje finale dhe gjithçka mund të ndodh.

x