Tragjike në Prishtinë: Një person vdes në vend pasi bie nga kati i 12-të i një ndërtese

11.09.2021 08:40

Tragjike në Prishtinë: Një person vdes në vend pasi bie nga kati i 12-të i një ndërtese

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh ka bërë të ditur se është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

x