Traktori “Landini” dekorohet për festat e fundvitit nga Agribau

16.12.2020 21:16

Traktori “Landini” dekorohet për festat e fundvitit nga Agribau

Shumë qytete e fshatra janë dekoruar në prag të festave të fundvitit, por interesante është të shohësh një traktor gjigand të dekoruar duke i dhënë një pamje interesante.

Kjo pamje ka ndriçuar rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, pikërisht në oborrin e Agribau-t. Të gjithë atyre që ju bie rruga në atë pjesë e kanë mundësinë të shohin traktorin “Landini” të dekoruar me drita.

Ky traktor është brend i njohur botëror "Landini", për të cilin përfaqësues për Kosovë është kompania e njohur "Agribau", e cila përfaqëson shumë brende të njohura botërore të makinerive bujqësore.

Për më tepër rreth Agribau-t, ju ftojmë ta vizitoni dhe do të befasoheni për makineri cilësore dhe çmime të lira.










x