Tronditet Juventusi, një tjetër mbrojtës infektohet me Covid-19

01.04.2021 17:18

Tronditet Juventusi, një tjetër mbrojtës infektohet me Covid-19

Juventus merr një tjetër goditje. Klubi bardhezi ka njoftuar se Leonardo Bonucci është infektuar me koronavirus në grumbullimin me Italinë për eliminatoret e Katar 2022.

Lajmin e njofton Juventusi, që tregon se mbrojtësi është testuar menjëherë me mbërritjen në klub dhe ka rezultuar pozitiv, pa simptoma të theksuara.

 
Lojtari tashmë është izoluar në shtëpinë e tij. Infektimi i Bonuccit vjen pas atij të Demiral, dy goditje radhazi për Pirlon, që ka vuajtur shumë mungesat në këtë sezon të Serie A.

x