Tronditet Milani, dy lojtarë me COVID-19, para ndeshjes ndaj Romës!

26.10.2020 17:19

Tronditet Milani, dy lojtarë me COVID-19, para ndeshjes ndaj Romës!

Milani merr një goditje të rëndë vetëm disa orë para ndeshjesh ndaj Romës.

Kuqezinjtë kanë humbur portierin titullar Gianluggi Donnarumma dhe sulmuesin e talentuar norvegjez Jens Hauge, pasi të dy futbollistët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve që kanë kryer këtë të hënë.

Të dy lojtarët duhet të futen menjëherë në karantinë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, por edhe për ndeshjet në dy javët e ardhshme.

Kjo goditje për “Djallin” vjen në një moment shumë të mirë që po kalonte skuadra, që deri në këtë pikë të kampionatit ka marrë maksimumin e pikëve.

Më e rëndësishme do të jetë mungesa e Donnarummës, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm i kuqezinjve dhe një siguri në portë.

Gjithashtu edhe 3 pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv duke e çuar kështu në 5 numrin e të infektuarve së fundmi.

x