Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci dërgohen në morgun e Prizrenit

28.07.2021 15:57

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci dërgohen në morgun e Prizrenit

Trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, kanë arritur në Kosovë, e të cilët tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit.

 
10 trupat e pajetë të mërgimtarëve kosovarë kanë arritur sot në Kosovë, nën përcjeljen e Policisë së Kosovës, derisa janë pritur nga familjarë e shumë qytetarë.

Varrimi i viktimave të ëktij aksidenti pritet që të bëhet sot.

Në aksidentin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, përveç 10 viktimave, të lënduar mbetën edhe 45 bashkëatdhetarë që udhëtonin nga Frankfurti i Gjermanisë për në Prishtinë.

x