U largua nga Reali, Sergio Ramos nis kontaktet me Milanin

18.06.2021 18:40

U largua nga Reali, Sergio Ramos nis kontaktet me Milanin

Sergio Ramos zyrtarizoi mes lotësh divorcin nga Reali i Madridit, pas 16 vitesh me fanellën e Los Blancos, ndërsa tashmë shumë klube janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e njërit prej mbrojtësve më të mirë të dekadës së fundit.

Sipas mediave spanjolle, 4 herë kampioni i Europës me Realin e Madridit është kontaktuar nga Paolo Maldini, që ka shfrytëzuar marrëdhëniet mjaft të mira me mbrojtësin, për t’i ofruar atij transferimin te Milani.

Sipas televizionit “El Chiringuito”, Ramos i ka bërë të qartë Maldinit se kërkon një pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon dhe një bonus prej 20 milionë eurosh, duke qenë se po transferohet si futbollist i lirë. Këto shifra janë tërësisht jashtë mundësive ekonomike të italianëve, ndaj dhe vështirë se ky operacion mund të finalizohet.

x