U shkon ‘mundi’ kot pasi gjetën në banesë vetëm 400 dollarë, hajdutët i lënë letrën epike pronarit

22.10.2021 19:47

U shkon ‘mundi’ kot pasi gjetën në banesë vetëm 400 dollarë, hajdutët i lënë letrën epike pronarit

Bastisën të gjithë banesën por gjetën vetëm 400 USD, hajdutëve nuk u del inati.

Hajdutët në Indi u irrituan pasi gjetën pak para brenda shtëpisë që ata plaçkiten, kështu ata lanë një shkrim ku shprehën zemërimin e tyre për pronarin e shtëpisë.

Incidenti thuhet se ndodhi në Madhya Pradesh, raportuan mediet e huaja.

Pronari i shtëpisë dhe njëherësh zyrtar, Trilochan Singh Gaur, u kthye në shtëpinë e tij më 9 tetor pas një udhëtimi 14-ditor.

Kur mbërriti, ai zbuloi se 400 dollarë në para të gatshme dhe disa bizhuteri po mungonin.

Por si duket këto para nuk ishin të mjaftueshme për hajdutët, të cilët lanë edhe një letër interesante për pronarin e shtëpisë.

“Përse ishte e mbyllur shtëpia kur nuk kishte para”, thuhej në letrën e lënë nga hajduti.

x