Varianti Delta përfshin Kosovën, flet mikrobiologu Lul Raka (VIDEO)

12.08.2021 20:41

Varianti Delta përfshin Kosovën, flet mikrobiologu Lul Raka (VIDEO)

Varianti Delta i koronavirusit ka përfshirë Kosovën, ditëve të fundit.

Sipas mikrobiologut, Lul Raka disa nga faktorët e përhapjes kaq të shpejtë të koronavirusit janë moszbatimi i masave parandaluese, dhe mos mbikëqyrja e organeve kompetente ndaj këtyre masave, shkruan Portali.info

“Moszbatimi i masave parandaluese, përdorimi i maskës është në fuqi, por nuk zbatohet, dhe nuk mbikëqyret nga organet kompetente, pastaj kemi grumbullim masiv të njerëzve, qarkullim të njerëzve nëpër ahengje, mandej kemi pasur numër të pa mjaftueshëm të personave të vaksinuar, edhe inspektim të pamjaftueshëm të autoriteteve përkatëse, Policia dhe inspektoratet” tha mikrobiologu Lul Raka për Kanal10.

Për më tepër ndiqeni kronikën të përgatitur nga Kanal10.

x