Varrosen prindërit dhe dy djemtë binjakë të tyre që vdiqën në aksidentin në Bullgari

04.12.2021 13:53

Varrosen prindërit dhe dy djemtë binjakë të tyre që vdiqën në aksidentin në Bullgari

Rreth orës 11:00 u bë varrimi i familjes 4-anëtareshe Bardhi në vendlindjen e tyre në fshatin Vishticë.

 
Familja 4-anëtarëshe, babai, nëna dhe dy djemtë binjak 4-vjeçarë humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Bullgarisë.

Ndërsa pjesa më e madhe e 45 viktimave që humbën jetën në këtë aksident u varrosën dje pasdite pas homazheve të kryera edhe nga përfaqësuesit e institucioneve.

Në Aeroportin e Shkupit për t’i pritur trupat e viktimave të aksidentit ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

x