Vazhdon licencimi i laboratoreve private për testet e Covid-19

03.09.2020 08:43

Vazhdon licencimi i laboratoreve private për testet e Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për listën e laboratorëve të cilat kanë marrë leje për shërbimin e testimit për SARS-COV 2, përkatësisht për të kryer teste molekulare (RT-PCR) dhe teste serologjike.

Listën e radhës të laboratorëve Ministria e Shëndetësisë e bëri të ditur pas shqyrtimit që iu është bërë aplikacioneve nga Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private.

x