Vdes babai i futbollistit, disa çaste pasi që djali shënon gol

16.09.2021 22:44

Vdes babai i futbollistit, disa çaste pasi që djali shënon gol

Mbrojtësi i Man. Sitit, Natan Ake ka treguar historinë e dhimbshme për vdekjen e babait.

Ake, ishte ndër realizatorët në fitoren e thellë të Man. Sitit ndaj RB Leizpigut.

Holandezi përmes një postimi në Instagram zbuloi se pak minuta pasi realizoi golin e parë në Ligën e Kampionëve, babai i tij ka ndërruar jetë, që ishte i sëmurë nga një sëmundje e rëndë që disa javë.

“Javët e fundit kanë qenë më të vështirat në jetën time, babai ka qenë shumë i sëmurë dhe nuk kishte mundësi tjera për shërim. Isha më fat që kisha shumë mbështetje nga e fejuara, familja dhe miqtë. Dje, pasi vështirësive shënova golin e parë në Ligën e Kampionëve dhe disa minuta më pas ai ndërroi jetë pranë nënës dhe vëllait që ishin afër. Ndoshta ishte shkruar kështu, të më shikonte duke luajtur e bënte krenar dhe të lumtur,” ka shkruar Ake.

x