Vdes në rrethana të dyshimta një burrë në Prizren, policia del në vendin e ngjarjes

23.07.2021 09:05

Vdes në rrethana të dyshimta një burrë në Prizren, policia del në vendin e ngjarjes

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Policia në raportin ditor ka thënë se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e  ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. 

x