Vdes si pasojë e COVID-19 e reja nga Vushtrria, ishte shtatzënë

04.09.2021 09:28

Vdes si pasojë e COVID-19 e reja nga Vushtrria, ishte shtatzënë

Një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për grimeren Liberta Selaci.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për media doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët. Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.

x