Vdiq profesori Skënder Rizaj

28.11.2021 20:27

Vdiq profesori Skënder Rizaj

Në moshën 91-vjeçare, të dielën vdiq historiani e profesori universitar, Skënder Rizaj.

Rizaj u lind në Pejë më 14 mars 1930. Në Pejë e ka kryer shkollën fillore (1941) dhe semimaturën (1945), kurse në Prizren shkollën normale (dy kurse pedagogjike: 1946, 1947). Në Shkup e ka kryer Fakultetit Filozofik - Dega e Historisë (1956); në Beograd provimin shtetëror për profesor të gjimnazit (1960); në Sarajevë studimet pasuniversitare dhe doktoratën (1965).

Midis veprave të tij renditen edhe “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze”, Prishtinë, 1978; “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII - Administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizjet popullore”, “Rilindja”, Prishtinë, 1982; “Historia e Përgjithshme Koha e Re (1453-1789)”, Prishtinë, 1985.

 
Sipas njoftimit të familjes, varrimi do të bëhet të hënën në Prishtinë.

x