Vendimi i Supremes për zgjedhjet në Han të Elezit, deklarohet Rufki Suma

25.10.2021 17:49

Vendimi i Supremes për zgjedhjet në Han të Elezit, deklarohet Rufki Suma

Me 17 tetor janë zhvilluar Zgjedhjet Lokale në tërë territorin e Kosovës. Në 38 komuna sa gjithsej janë mbajtur zgjedhjet 17 prej tyre kanë zgjedhur kryetarin e tyre qysh në raundin e parë.

 
Në Komunën e Hanit të Elezit, kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi arriti t’ia rrëmbejë komunën kandidatit të pavarur Refki Suma, pas disa mandateve.

Pas humbjes, Refki Suma u ankua në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kundër subjektit politik PDK-së për presion ndaj votuseve në Zgjedhjet Lokale të datës 17 tetor 2021.

PZAP mori vendim për rivotim në komunën e Hanit të Elezit, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës reagoi ndaj këtij vendimi duke u ankuar në Gjykatën Supreme.

E gjatë ditës së sotme (e hënë), Kolegji i Gjykatës Supreme i’a ka aprovuar kërkesën e kandidatit të PDK-së në Han të Elezit, dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, për rivotim.

Me këtë vendim kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi i fiton zgjedhjet e 17 tetorit në Han të Elezit.

Lajmi.net ka kontaktuar kandidatin e pavarur, Refki Suma rreth vendimit të Gjykatës Supreme.

Për Sumën, ankesën PZAP-it të kthyer në rishqyrtim nga Gjykata Supreme e sheh si të papranueshme, pasi sipas tij, PZAP-i nuk është një organ i thjeshtë.

“Realisht, një herë në ankesën që e kemi ba në fillim PZAP-i ka marrë vendim në favor tonin, dhe i ka anulu zgjedhjet dhe ka obligu që të shkohet në rivotim, kundëraplikandantit ankesa në Gjykaten Supreme i’u ka miratu kjo ankesë dhe landën e kthen në rishqyrtim në përsëritje të PZAP-it , realisht për mu është e papranueshme se PZAP-i nuk ka qenë një organë i thjesht, dhe aty jane gjyqtarë që shqyrtojnë me zgjedhje”, tha ai për lajmi.net.

Suma, vendimin e Gjykatës Supreme e sheh si vendim politik dhe jo si vendim procedural.

“Mirëpo Gjykata Supreme e ka marrë një vendim të tillë që mu ma shumë më duket politik sesa vendim procedural por megjithatë është vendim që e ka marrë dhe duhet me respektu, dhe shohim se qfarë vendimi po merr PZAP-i”, ka përfunduar.

Në anën tjetër zgjedhjet në raundin e dytë do të mbahen me 14 nëntor, në 21 komuna të ndryshme.

x