Veprimi pas ndeshjes së sotme flet qartë, Xavi gjithnjë e më afër Barcelonës

03.11.2021 22:55

Veprimi pas ndeshjes së sotme flet qartë, Xavi gjithnjë e më afër Barcelonës

Xavi është gjithnjë e më afër Barcelonës. Ish-mesfushori i famshëm është i përzgjedhuri i klubit katalanas për të zëvendësuar holandezin Koeman në stol.

Problem mbetet kontrata që ka me Al Sadd. Drejtuesit e klubit nga Katari kërkojnë 5 milion euro për ta lënë të lirë, por palët po negociojnë intensivisht dhe akordi është afër.

41-vjeçari foli pas barazimit 3-3 që arriti ekipi e tij sot kundër Al Duhail, teksa u takua me të gjithë lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, ndodhemi në bisedime. Unë jam pozitiv, dhe duhet të kuptohemi, dëshira është e përbashkët dhe shpresoj që zgjidhja të vijë sa më shpejt. Le të vijë Barcelona këtu, është e mrekullueshme dhe spektakolare”, deaklaroi ish-kapiteni i katalanasve, ekip me të cilin fitoi çdo trofe të mundshëm si futbollist.

x