Vetura sportive e së ardhmes transformohet në avion brenda tre minutave (VIDEO)

02.11.2020 20:40

Vetura sportive e së ardhmes transformohet në avion brenda tre minutave (VIDEO)

Mjeti i quajtur AirCar ka krahë portativë që i dalin nga dy anët e tij dhe mund të transformohet nga një veturë sportive në një mini-avion që mund të ngrihet në ajër për tre minuta.

Duke kthyer në realitet ëndërrën e vjetër e filmave fantastikë kompania sllovake Klein Vision, thotë se makina mund të transformohet në avion brenda tre minutave, siç shihet dhe pamjet e ofruara në aerodromin Piestany në Slovaki.

Piloti testues dhe kreu i teknologjisë së kompanisë Profesor Stefan Klein ndezin motorët dhe nisin hapjen e krahëve portativë të mjetit, i cili për tre minuta arrin lartësinë 500 metra, para se të ulet përsëri në tokë.

Ata thonë se mjeti futuristik peshon vetëm 1,100kg dhe mund të mbajë peshë të shtuar deri në 200kg për çdo fluturim.

Rangu i saj i udhëtimit llogaritet deri në 1,000km, duke arritur shpejtësinë impresionuese prej 200km/orë.

Dr Branko Sarh, studiues aeronautike i grupit Boeing, tha: “Mekanizmi i hapjes e mbylljes së krahëve është shumë impresionues,është një konvertim i plotë i një veture në aeroplan.”

“Kabina ka hapësirë për shoferin/pilotin dhe nje pasagjer. Deri tani paraqitja e kësaj makine fluturuese në rrugë dhe në ajër është e shkëlqyeshme”.

Kompani shton se dëshiron që mjeti i tyre të përdoret në të ardhmen si mjet zbavtjeje dhe si taksi fluturuese.

Anton Zajac, bashkëthemelues i Klein Vision, tha: “Pas kompletimit të fluturimeve testuese sipas rregullacionit, ne do të sjellim modelin e certifikuar brenda muajve të ardhshëm. Lajmi i mirë është që kemi një blerës”.

x