Video seksuale e Valbuenas që u përdor për shantazh: Dënimi për Benzeman do të konfirmohet më 24 nëntor

22.10.2021 23:42

Video seksuale e Valbuenas që u përdor për shantazh: Dënimi për Benzeman do të konfirmohet më 24 nëntor

Karim Benzema mund të përballet me 10 muaj burg me kusht dhe një gjobë prej 75,000 euro nëse kërkesa e prokurorisë do të ketë sukses, në çështjen e tyre në lidhje me videon seksuale të Mathieu Valbuenas.

Të premten, gjyqtari vendosi të shtyjë dënimin deri në nëntor, ku sulmuesi i Real Madridit do të zbulojë fatin e tij.

Dënimi më 24 nëntor

Dënimi për këtë çështje do të konfirmohet më 24 nëntor, pasi gjyqtari ka vonuar vendimin e tij duke qenë se tashmë kanë përfunduar tre seanca gjyqësore.

Real Madrid do të përballet me Sheriff Tiraspol në Ligën e Kampionëve në të njëjtën ditë në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve.

Mbrojtja e Benzemas kërkon lirimin

Avokatët që përfaqësojnë Benzema kërkuan që ai të shpallet i pafajshëm, ndërsa sulmuan edhe Valbuenan.

“Valbuena është viktimë e akteve të tij, duke qenë se ka qenë vetë ai që ka filmuar vetën, me të cilën më pas tentuan ta shantazhonin”.

“Ai nuk është filmuar pa e ditur, ai filmoi veten në modalitetin selfie. Vajza e re nuk e dinte se po filmohej, filmimi i dikujt pa e ditur gjatë një akti seksual është i dënueshëm penalisht”, deklaroi mbrojtja e lojtarit të famshëm.

“Askush nuk është shqetësuar për këtë grua, madje as hetuesit.

“Që në momentin e parë të akuzës ata donin të rrëzonin një yll dhe për këtë e çuan në media që në fillim”.

“Benzema ka marrë një karton të verdhë vetëm tre herë në karrierën e tij, ai ka luajtur vetëm për dy klube dhe ai ende paguan taksa në Francë”.

“Ai ka një personalitet që e bën atë si është, më thuaj pse do të përfshihej në një bandë kriminale”,  ka thënë avokati mbrojtës Sylvian Cormier.

x