Vihet gurthemeli i Qëndrimit Ditor për të moshuarit dhe kuzhinës humanitare në Vushtrri

04.12.2021 15:30

Vihet gurthemeli i Qëndrimit Ditor për të moshuarit dhe kuzhinës humanitare në Vushtrri

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka realizuar edhe një projekt madhor, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë. Sot në këtë qytet është vendosur gurthemeli i objektit të Qëndrimit Ditor për të moshuar dhe kuzhinës humanitare për familjet skamnore.

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati tha se ky projekt është me standarde të larta dhe do të jetë në shërbim të të moshuarve.

“Ne sot po e nisim më të dashurit tonë për këtë projekt me shpresën që do të qetësohet, do të thotë shpirtërore për të kaluar në këtë objekt.” standardi i mirë”, u shpreh Kastrati.

Edhe kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e  vlerësoi të rëndësishëm projektin në fjalë, teksa falënderoi Kastratin për angazhimin e vazhdueshëm për ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se dy hektarësh, ndërsa kap koston e rreth 1 milion eurove.

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati paralajmëroi projekte të tilla edhe në qytete të tjera të vendit.

x