Vijojnë ndëshkimet për Rita Orën, mediat britanike i japin çmimin si “sjellja më e keqe e vitit”

18.12.2020 14:59

Vijojnë ndëshkimet për Rita Orën, mediat britanike i japin çmimin si “sjellja më e keqe e vitit”

Rita Ora u ironizua nga mediat britanike për sjelljen e saj.

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak se theu dy herë rregullat e pandemisë.

Ajo udhëtoi drejt Egjiptit ta test për Covid-19 dhe organizoi një festë me 30 miq për ditëlindjen e saj, ku edhe pagoi dënimin prej 10 mijë funta.

Ndërkohë duket se ‘dënimet’ për të po vijojnë ende dhe së fundmi ajo ka fituar “çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur.

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, William Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak.




Me ironi Rita është cilësuar si një njeri vetëmohues dhe në të shkruhet se përveçse është këngëtare, është gjithashtu një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset.


x