Vitia thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, varianti “Delta” rrezik serioz për shëndetin

30.07.2021 13:07

Vitia thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, varianti “Delta” rrezik serioz për shëndetin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për media pas rritjes së rasteve me Covid.

Vitia ka bërë thirrje për vaksinim në mënyrë që mos të përkeqësohet gjendja me Covid pasi varianti “Delta” është rrezik seroz për shëndetin.

“Jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë. Hezitimet për tu vaksinuar e përkeqësojnë situatën. Kemi krijuar kapacitete për vaksinim dhe duhet t’i shfrytëzojnë të gjithë, mësuesit, policët, punonjësit privatë, të gjithë mbi 18 vjeçar. Nëse nuk vaksinohemi shumë qytetarë rrezikojnë të shkojnë në spital edhe fatkeqësisht edhe të vdesin. Vetëm vaksinimi i plotë na mbron nga përhapja e virusit. Lus të gjithë qytetarët të vaksionohen sepse përhapja e shpejtë e variantit “Delta’ është rrezik serioz për shëndetin.” tha Vitia në konferencë për media.

x