Vizita e Ramës në Budapest, arsyeja e mostakimit me Konjufcën

07.06.2021 15:28

Vizita e Ramës në Budapest, arsyeja e mostakimit me Konjufcën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca këtë të hënë është duke e zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri.


Kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Konjufca në këtë vizitë nuk do ta takojë kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën, pasi që ky i fundit është nisur për një vizitë zyrtare në Hungari, transmeton Klankosova.tv

Mësohet se pas Hungarisë, kryeministri Rama do të qëndrojë dhe në Bullgari, për t’u kthyer më pas të mërkurën në vendin tonë, para seancës ku do votohet raporti i Komisionit për shkarkimin e Presidentit./tch

 

 

x