Vizitohen qytetarët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel

06.12.2021 16:28

Vizitohen qytetarët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.

Përmes një kumtese për media, së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Rexhepi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku.

Kurti po ashtu tha se, “është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë”.

Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.

x