Kritikat për shkarkimin e Valdete Dakës, përgjigjet presidentja Osmani

20.10.2021 17:38

Kritikat për shkarkimin e Valdete Dakës, përgjigjet presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani u është kundërpërgjigjur kritikave për shkarkimin e ish-kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, shrkuan Gazeta Express.

Osmani tha se pas shkarkimit të Dakës nga KQZ-ja, në këtë institucion ka pasur zhvillime pozitive.

“Jam shumë e kënaqur që zgjedhjet e 17 tetorit janë cilësuar ndër më të mirat dhe ndër më demokratiket. Ky është lajm i shkëlqyeshëm për Republikën e Kosovës dhe tregon për maturinë dhe demokracinë që ka vendi ynë. Poashtu jam tejet e lumtur që vlerësimi i punës së KQZ-së aktuale është shumë pozitive. Kjo është një e arritur. Përdëllim nga raporti i kaluar i këtij institucioni, që për zgjedhjet e 14 shkurtit përcaktonte se KQZ në disa raste ka lejuar trajtim, të pabarabartë të votuesve, tejkalim të kompetencave nga ish-kryesuyesja duke tentuar që të diktohet puna e PAZAP-së dhe kufizim të ndjeshëm të së drejtës për zgjedhje efektive”, ka thënë Osmani në një konferencë për media.

Presidentja tha se e kundërshton pretendimin se ajo nuk është bazuar në Ligjin për Presidenten e Republikës së Kosovës, gjatë marrjes së vendimit për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ-ja.

 
“Këtë deklaratë preliminare e kundërshtojë konstatimin në njërën nga fusnotat e kësaj deklarate përmes së cilës tentohet që t’i jepet konotacion plotësisht politik ndërprerjes së mandatit të ish-kryesueses së KQZ-së, në muajin qershor të këtij viti. Problema i parë qëndron në faktin se ndërprerja e këtij mandate nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor të 17 tetorit. Pra, edhe vëzhgimi i një veprimi të tillë që është bërë para se të shpallen zgjedhjet e 17 tetorit është plotësisht jashtë mandatit të këtij ekipi Teknik s ai përket konstatimeve preliminare”, deklaroi presidentja.

Më tutje, ajo tha se interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të presidentes është kompetencë e gjykatave dhe jo e misioneve.

“Siç vërehet në raport ka pasur përmirësim të dukshëm të punës së KQZ-së, dhe zgjedhjet kanë qenë të organizuara në mënyrë të shkëlqyeshme nga udhëheqja e tanishme e KQZ-së.  Interpretimi i ligjshmërisë së vendimeve të presidentes është kompetencë e gjykatave kompetente, jo e misioneve, që të japin deklarata dhe konkluzione të tillë. Legjislacioni në fuqi parasheh se presidentja është autoriteti kompetent për ta emëruar kryesuesen e KQZ-së dhe autoriteti kompetent për ndërprerjen e mandatit”, ka thënë ajo.

Osmani u përgjigj edhe për deklaratat se kjo çështje mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Mua nuk do të mund të më zmbraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Sa për mua le të më dërgojnë çdo ditë në Gjykatën Kushtetuese për nga një rast”, tha ajo.

të fundit

Kurti takohet me Varhelyi, ia përsërit çështjen e liberalizimit të vizave Alban Hyseni firmos dorëheqjen nga pozita e deputetit Kurti arrin në Bruksel, pritet nga Borrell Ekspertët paralajmërojnë: Mos e injoroni, gripi këtë sezon do të jetë shumë i ashpërPrindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gripin këtë vit, sepse është shumë më i ashpër se vitet paraprake. Gjatë dimrit të kaluar, maskat, distancimi, shkollat ​​e mbyllura dhe bllokimet e pjesshme në muajt e ftohtë, kishin parandaluar në mënyrë efektive qarkullimin e viruseve të gripit, shrkuan Për Nënat. Por këtë vit kushtet janë të ndryshme dhe gripi mund të godasë sërish. Dhe mund ta bëjë në mënyrë më agresive se zakonisht, transmeton lajmi.net. Mund të përhapet lehtësisht Vitin e kaluar, sipas virologut Fabrizio Pregliasco, drejtor shëndetësor i Institutit Ortopedik Galeazzi në Milano, ndërhyrjet për të kufizuar përhapjen e Covidit e kishin mbajtur gripin shumë larg. Tani, megjithatë, ai mund të përhapet shumë më lehtë. Vaksina është e vetmja armë për të mbrojtur veten. Ndikimi që po vjen tek ne ka prekur tashmë hemisferën jugore, Australinë, Zelandën e Re, Amerikën e Jugut dhe Afrikën. Fëmijët janë më të ekspozuar Analiza që kanë bërë studiuesit mbi epideminë sezonale ndihmon për të kuptuar alarmin për rastet e bronkiolitit (në Itali, por veçanërisht në Francë ku i ftohti ishte i pari) te fëmijët nën dy vjeç. Një infeksion viral që shfaqet te fëmijët me ftohje, temperaturë, kollë, fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këshilli Shkencor Francez e shpjegoi fenomenin me një deficit të konsiderueshëm të imunitetit kolektiv për fëmijët e lindur pas marsit 2020, të cilët shkojnë në çerdhe, dalin rregullisht, por që nuk mbrohen më nga një distancim korrekt ose mbi të gjitha nga një vaksinë kundër Covid. Simptomat janë gjithmonë të njëjta: infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, me kollë dhe dhimbje të fytit, temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje ky& Ahmeti ia bënë dhuratë Ramës një tastierë 30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim 40 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të Covid-19 Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter Arben Vitia mungon në mbledhjen inauguruese të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

x