Vjosa Osmani: Sot është ditë historike për Kosovën, pasi që SHBA po i dhuron 55 automjete ushtarake për Ushtrinë tonë

30.08.2021 12:26

Vjosa Osmani: Sot është ditë historike për Kosovën, pasi që SHBA po i dhuron 55 automjete ushtarake për Ushtrinë tonë

Sot është mbajtë ceremonia e pranim-dorëzimit të automjeteve ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 ASV (Armored Security Vehicle), donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Mbrojtjës, Armend Mehaj.

“Sot është ditë historike për Kosovën, pasi që SHBA po i dhuron 55 automjete ushtarake për Ushtrinë tonë” ka thënë Osmani.

Gjithashtu, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe ndërkombëtare.

Ceremonia është mbajturë në Kazermën “Adem Jashari”.

x