Volkswagen Golf GTI me një pamje krejt ndryshe

27.08.2020 22:07

Volkswagen Golf GTI me një pamje krejt ndryshe

Firma gjermane për modifikimin e makinave YiDo Performance i ka shtuar nuanca të reja Golf GTI Clubsport, me një sërë modifikimesh.


 

Modeli në fjalë, i cili merr ngapak nga Golf GTI dhe R, nuk është prodhuar për masë të gjerë nga firma Volkswagen, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, YiDo Performance ka arritur t’ia mveshë një kamuflash trupi, t’ia shtojë një spoiler të përparëm, si dhe t’ia ndërrojë ngjyrën e emblemës së Volkswagen-it.

Për më tepër, rrotat e veturës janë të lyera me ari, si dhe kanë perimetër 20 inç. Investime firma bëri edhe në pjesën e ajrit, duke e mbajtur trupin e makinës në tokë.

Makina arrin të prodhojë 414 kuaj-fuqi.

x