Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, ministrja Haxhiu: Kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar

23.08.2021 21:02

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, ministrja Haxhiu: Kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Hagjiu ka reaguar për vrasjen e 18 vjeçares në komunën e Ferizajt.

Haxhiu në emisionin ‘Prime Time’ ka thënë se kryerësit e veprës duhet të marrin dënimin e merituar.

“Jemi shumë të shqetësuar në raport me vrasjen e Marigonës, kjo duhet të jetë si alarm, apo duhet të shërbej si kambanë për veprime institucionale, apo vërtetim shoqërorë, në raste të tilla krerët e institucioneve, nëpunësit e tyre, shoqëria civile si dhe ju të tjerët po kanë reagime sikur të përsëritmi karshi këtyre rasteve, dhe padyshim se gjendja është alarmante, për shkak se vetëm gjatë këtij viti rastet e dhunës në familje dhe rastet që po përfundojnë me fatalitet janë në rritje, dhe padyshim se përball kësaj situate duhet veprime institucionale”, tha Haxhiu në Prime Time, në Kanal10.

Haxhiu i’u ka bërë thirrje institucioneve që sa më parë të gjendet i dyshuari i dytë për vrasjen e 18 vjeçarës M.O.

“Për rastin konkret sa më parë institucionet të gjejnë të dyshuarin e dytë në mënyrë që të marrin dënimin e merituar nga institucionet e drejtësisë”, Përfundoi Haxhiu./PORTALI.info/

x