Vrasja në Pejë, prokuroria jep detaje të reja (VIDEO)

09.09.2021 09:09

Vrasja në Pejë, prokuroria jep detaje të reja (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 20:30 mbetën të vrarë Astrit Ademaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Pejës si dhe ish-kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit, Blerand Kadriaj.

Por përpos dy viktimave nga ky rast i plagosur ka mbetur edhe Avni Ademaj

Rastin për emisionin "Mëngjesi me Arbenin" , e ka konfirmuar zyrtari për informim në Prokurorinë e Kosovës, Shkodran Nikçi, ku ka theksuar se tre persona janë dërguar në spital, dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy prej tyre, shkruan Portali.info.

“Si pasojë e incidentit me armë zjarri mbrëme janë vrarë dy persona, dhe një tjetër është mbetur i plagosur, në vend të ngjarjes në mënyrë intensive prokurorja kujdestare, departamenti i krimeve të rënda, së bashku më njësit relevante policore kanë dalur për të kuptuar se qfarë ka ndodhur saktësisht’’, ka thënë për Kanal 10 Nikçi.

Tutje Shkodran Nikçi tha se sot do të dalin edhe një herë të gjitha këto njësi për të sqaruar disa rrethana që mund të tregojnë se si ka ndodhur ky incident, dhe se gjatë ditës do të ketë një informim publik zyrtarë që do të sqarojë gjithqka qfarë ka ndodhur mbrëmë.

‘’Nuk mund të jap më shumë informata se a ka tjerë të implikuar gjatë këtij incidenti pasi që mund të dëmtojë hetimet por që do të bëhet zbardhja e rastit sa më shpejtë që të jetë e mundur.”, tha Nikçi për Kanal10./PORTALI.info/

x