Vuçiq pak para zgjedhjeve: Paga mesatare do të jetë 1000 euro, pensioni 500 euro

20.03.2022 16:52

Vuçiq pak para zgjedhjeve: Paga mesatare do të jetë 1000 euro, pensioni 500 euro

Ka mbetur edhe pak kohë deri në zhvillimin e zgjedhjeve në Serbi.
E presidenti i tanishëm serb, Aleksandar Vuçiq është duke zhvilluar vese një lloj të fushatës.

Ai së fundi ka zhvilluar një tubim parazgjedhor në Rashkë.

Përpos premtimeve që kishin të bënin me rikonstruktimin e shkollave ai tha se do të kujdesen edhe për prindërit e fëmijët.

Duke folur për situatën në Ukrainë, Vuçiq tha se Serbia ia doli të gjejë zgjidhje në kuadër të situatës.

“Ne ia dolëm, gjetëm zgjidhje të reja, por çështja është se sa mund të durojmë. Është e rëndësishme të jemi të përgjegjshëm. Ne po flasim për gjëra të rëndësishme dhe më vjen mirë që shoh të rinj këtu që duan të dinë se përgjegjësia është e madhe”, tha ai.

Ai madje tha se kanë arritur ta “shërojnë” Serbinë.

“Nëse mbështesni listën tonë, paga mesatare do të jetë 1000 euro dhe pensioni 500 euro. Ky është një premtim i madh, i rëndësishëm dhe i përgjegjshëm”, theksoi ai.

Sipas Vuçiq zgjedhjet e 3 prillit janë të rëndësishme sepse pushteti nuk është lojë.

x