Werner: S’e kuptoj se si më mbështesin tifozët e Chelsea-t kur unë nuk shënoj

19.01.2022 17:48

Werner: S’e kuptoj se si më mbështesin tifozët e Chelsea-t kur unë nuk shënoj

Timo Werner është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi se ndihet i habitur nga mbështetja e tifozëve të Chelsea-t, edhe pse ai nuk ka arritur që të gjejë në vazhdimësi goli. Sulmuesi gjerman që pas transferimit nga Leipzig dy vite më parë, ka shënuar 18 gola në 70 ndeshje.

“Ndonjëherë as unë nuk e di pse tifozët po më mbështesin kaq shumë, sepse si sulmues padyshim që dua të shënoj sa më shumë gola, por ndonjëherë më mungon goli dhe humbas raste të thjeshta.

Duhet të jem i sinqertë në lidhje me këtë temë. Gjithsesi, unë mendoj se është shumë argëtuese të luash përpara tifozëve të Chelsea dhe mbështetja e tyre më bën edhe më të fortë, sidomos kur nuk shënoj dhe humbas raste të pastra.

Ata janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Unë përpiqem të jap maksimumin tim në çdo ndeshje dhe t’i bëj të lumtur tifozët tanë. Ndihem krenar kur ata thërrasin emrin tim në stadium”, deklaroi Werner.

x