​Zbardhet agjenda e Escobar në Shqipëri

08.12.2021 20:07

​Zbardhet agjenda e Escobar në Shqipëri

Emisari special amerikan Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nesër do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.

 
Zyrtari amerikan do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00, do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave, transmeton A2 CNN.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në BeH dhe Mal të Zi.

Ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Vizita e Escobar do të ndodhë vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të ftuar fillimisht nga Sali Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga ana e tij, Basha ka ftuar një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor./A2

x