Zbulohet arsyeja e zëvendësimit të Messit në ndeshjen ndaj Lyonit

21.09.2021 09:30

Zbulohet arsyeja e zëvendësimit të Messit në ndeshjen ndaj Lyonit

Lionel Messi duhej të hapte rrugën për Achraf Hakimin në minutën e 75-të në fitoren 2-1 të Paris Saint-Germain kundër Lyonit të dielën dhe zhgënjimi i tij i dukshëm si përgjigje e zëvendësimit ka ndezur polemika që nga ajo kohë.

Mauricio Pochettino theksoi pas ndeshjes se ai po përpiqej të parandalonte bashkatdhetarin e tij që të pësonte lëndim dhe lëvizja e tij mund të ketë qenë gjëja e duhur për të bërë pasi Messi thuhet se vuante nga një shqetësim në gju.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Messi po prekte gjunjët e tij dhe bënte “disa lëvizje rrethore” për t’i testuar ato gjatë lojës.

Kur Pochettino dhe stafi i tij stërvitor e pyetën nëse ishte mirë, Messi i siguroi ata se mund të vazhdonte të luante, por trajneri argjentinas vendosi se ishte koha për të zëvendësuar lojtarin e tij.

Gazeta L’Equipe gjithashtu zbuloi se kampi i Messit ka pranuar se ai donte të qëndronte në fushë.

“Ai nuk është kurrë i lumtur që zëvendësohet dhe kjo vështirë se ka ndodhur gjatë karrierës së tij”, shpjeguan ata që ishin pranë sulmuesit.

x