Zhduken dy motra nga Hajvalia e Prishtinës, rasti raportohet në polici

18.09.2021 09:21

Zhduken dy motra nga Hajvalia e Prishtinës, rasti raportohet në polici

Dy femra nga Hajvalia e Prishtinës janë zhdukur dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia në raport bën të ditur se

Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

x