Zhduket një person në Lipjan, ia gjejnë veturën të braktisur në fshatin Janjevë

10.04.2021 08:49

Zhduket një person në Lipjan, ia gjejnë veturën të braktisur në fshatin Janjevë

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë.

 
Policia ka pranuar raportimin për një veturë të braktisur në Janjevë dhe njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë vërejtur se vetura është e viktimës në fjalë, shkruan lajmi.net.

Pasi ka qenë e pamundur të kontaktohet viktima, janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se për herë të fundit është lajmëruar më datë 08,04 dhe më nuk dinë asgjë për të.

“Fsh. Janjevë, Lipjan 08.04.2021 – 12:36. Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”, thotë raporti i policisë.

x