Ziadin Sela infektohet me koronavirus

16.03.2021 20:15

Ziadin Sela infektohet me koronavirus

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në ‘Facebook’ bëri të ditur se sot ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv”, shkruan Sela.

Ai thotë se po ndjehet mirë dhe se nuk ka ndonjë shqetësim por për shkak të protokolleve shëndetësore do të jetë i izoluar për disa ditë.

“Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët”, shkruan Sela.

x