Zidane pranë shkarkimit, ja dy pasuesit e mundshëm

02.12.2020 12:05

Zidane pranë shkarkimit, ja dy pasuesit e mundshëm

Real Madridi pritet që në ditët në vijim të vendos për të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane.Tekniku francez ka fituar trofe të shumtë me “Los Blancos”, por momentalisht nuk janë në formën e duhur duke humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit.

Në rast të shkarkimit të Zidanes, dy kandidatët potencial janë Mauricio Pochettino dhe Raul Gonzalez.

Pochettino edhe më herët ishte afër kalimit të Reali kur Rafa Benitez u largua nga klubi, por marrëveshja nuk u arrit shkaku se ishte në postin e Tottenhamit.

Raul, është legjendë e klubit dhe shihet si opsion tjetër, por ende asgjë s’është zyrtare.

Thuhet se vendimi përfundimtar për Zidanen do bëhet javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach.

x