Zjarri në Itali/ Momenti kur një person ndez zjarrin qëllimisht

09.08.2021 16:31

Zjarri në Itali/ Momenti kur një person ndez zjarrin qëllimisht

Një video e publikuar nga karabinierët në Itali tregon momentin teksa një piroman, ndez në mënyrë të qëllimshme një zjarr pranë Montesarchio, një qytezë 50 km larg Napolit.

Në pamje duket një person teksa ndez shkrepësen dhe e vendos atë në bar para se të largohet me shpejtësi.

Burri u vu në pranga nga policia.

Kujtojmë që shtete të shumta janë duke u përballur me flakët që po rrezikojnë edhe qytetarët.

x